14.6 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Kur BE kërcënohet nga një anëtar i vet

Më të lexuarat

Nëj reformë në drejtësi që s’pranohet në Bruksel

Polonia do të hakmerret kundër Bashkimit Evropian nëse ky i fundit nuk paguan fondet e destinuara për rimëkëmbjen e pandemisë, thanë të martën politikanët në pushtet të Polonisë pasi Brukseli sinjalizoi pakënaqësinë e tij me reformat e fundit gjyqësore të Varshavës.

Më shumë se 35 miliardë euro janë lënë në pritje për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Brukselit dhe Varshavës në lidhje me reformën në drejtësi, për të cilën BE pretendon se shkel standardet demokratike.

Komisioni Evropian miratoi fondet për Poloninë në qershor, por kryetarja e këtij organi, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në vend se ka ende punë për të bërë për sundimin e ligjit.

Reformat në drejtësi

Partia në pushtet Pravo i Pravda (PiS) ka njoftuar se qëllimi i reformës në drejtësi është ta bëjë sistemin më efikas, duke hedhur poshtë se ai ndërhyn në gjykata për arsye politike.

“Nëse do të ketë një përpjekje për të bllokuar pagesat dhe Komisioni Evropian përpiqet të bëjë presion mbi ne, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ‘të nxjerrim të gjitha armët nga arsenali ynë dhe të përgjigjemi me një breshëri zjarri’,” Krzysztof Sobolewski, Sekretar i Përgjithshëm i PiS.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se çfarë ka dashur konkretisht.

Refuzimi i Varshavës për të pranuar kërkesat evropiane për gjyqësorin ka nxitur kritikat nga opozita se PiS në të vërtetë dëshiron të nxjerrë Poloninë nga Bashkimi Evropian, gjë që qeveria e rrëzon si pretendim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit