9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kujtoi se ishin palestinezë, ushtari izraelit vret dy kolegë

Më të lexuarat

Dy oficerë të lartë ushtarakë izraelitë u vranë nga një koleg i tyre, pasi u ngatërrua në pamjen e tyre.

Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi rutinë të sigurisë në Bregun Perëndimor, pas së cilës Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) nisën një hetim për vdekjen e tyre.

Majorët Ofek Aharon, 28 vjeç, dhe Itamar Elharar, 26 vjeç, humbën jetën pranë bazës Nabi Musa në Bregun Perëndimor.

Ushtari që i vrau, si justifikim, tha se i morri kolegët e tij me “terroristë të armatosur” dhe qëlloi kur ata ishin 10 deri në 15 metra larg.

Për shkak të plagëve të marra majorët ndërruan jetë në vend.

Ushtria theksoi se ky është një aksident që ndodh shpesh. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit