11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kujt do t’i takojë gruaja në xhenet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Në fillim desha t’ju përgëzoj për webfaqen, lusim Allahun që t’ju shpërblejë me xhenetin Firdeus për mundin që po jepni në shërbim të ngritjes së vetëdijes fetare dhe njohjen e parimeve islame edhe përmes

internetit. Jam një student i ekonomisë. Desha t’ju bëj një pyetje: Nëse një njeri i devotshëm martohet me një vajzë të devotshme, mirëpo për shkaqe të ndryshme martesa e tyre nuk ka jetë të gjatë, ngase vdes burri (qoftë nga ndonjë sëmundje normale apo burri i është bashkangjitur xhihadit) dhe martesa e tyre përfundon. Ndërsa gruaja pasi të kalojnë muajt e pritjes, ajo prapë martohet me dikë që supozojmë që është edhe ai njeri i devotshëm dhe ata jetojnë së bashku derisa t’i ndajë vdekja (deri në pleqëri). Gjithashtu supozojmë që këta tre robër të Allahut e kanë fituar kënaqësinë e Allahut dhe kanë hyrë në Rahmetin e Allahut në Ditën e Gjykimit, pra Allahu këta të tre i shpërblen me xhennet, atëherë gruaja në fjalë cilit burrë do t’i takojë? Shpresoj që të jem i qartë! Pres me padurim përgjigjen nga ana juaj! Allahu ju shpërbleftë me xhennet!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse gruaja martohet me ndonjë burrë tjetër pas vdekjes së burrit të saj të parë, ajo në xhenet do të shkojë me burrin e fundit. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Gruaja do të shkojë me burrin e saj të fundit.” (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih.)

Po ashtu Hudhejfe r.a. i ka thënë gruas së tij: ”Nëse dëshiron të jesh me mua në xhenet, mos u marto pas vdekjes sime për shkak se gruaja shkon në xhenet me burrin e saj të fundit dhe për këtë shkak gratë e pejgamberit s.a.v.s. e kanë pasur të ndaluar të martohen pas vdekjes së tij s.a.v.s., që të jenë gratë e tij edhe në xhenet.”

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit