22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kujdes prej dëshmisë së rreme!!

Më të lexuarat

Muslimani i vërtetë, personaliteti i të cilit është formuar në bazë të mësimeve dhe udhëzimeve të Islamit, kurrë nuk jep deklerata të rreme

Allahu i Lartësuar thotë:

وَاجْتَنِبُوا قَوْلَ الزُّورِ
“…dhe largohuni prej fjalëve të rreme.”(El-Haxh, 30)

Dëshmija e rrejshme, veç asaj që është rreptësisht e ndaluar (haram), kurrësesi nuk i përshtatet në pamje një muslimani. Ajo e prish nderin dhe kredibilitetin e tij dhe personi i tillë karakterizohet si labil, jo besnik dhe i parëndësishën në sytë e të tjerëve. Për këtë Kur’ani në tërësi ua ndalon robërve të Allahut, si meshkujve ashtu edhe femrave , ashtu siç i ndalon edhe mëkatet e tjera të mëdha.
Allahu i Lartësuar thotë

وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا:
“ …kështu janë edhe ata që nuk dëshmojnë nē mënyrë të rreme e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.”(El-Furkan, 72)

Asgjë më mirë nuk e përshkuan peshën e këtij mëkati, sesa fakti se i Dërguari i Allahut- alejhi salatu ue selam-, kur i ka përmendur mëkatet e mëdha, e ka përmendur atë pas dy mëkateve më të mëdha:
– ti përshkruash Allahut shokë
– dhe mosrespektimi i prindërve.

ألا أنبئكم بأكبر الكبائر ثلاثا، قلنا: بلى يا رسول الله! قال: الإشراك بالله، وعقوق الوالدين، وكان متكئًا فجلس فقال: ألا وقول الزور ألا وشهادة الزور، فما زال يكررها حتى قلنا: ليته سكت”.
“A dëshironi t’ju tregoj se cilat janë mëkatet e mëdha? “ i thamë: “ Po, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Ti përshkruash Allahut shokë dhe mosrespektimi i prindërve.” Ai ishte i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Si dhe dëshmia e rrejshme.” Dhe aq shumë e përsëriti këtë, saqë dëshironim të heshtte.” (Buhariu dhe Muslimi)


/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit