16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kuçi mohon se ka gisht në zgjedhjet në UP

Më të lexuarat

Është folur se zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë dy javëve sa ka zgjatur dorëheqja e tij, është angazhuar që sa më shumë të rritet numri i “të dëgjuarve” të PDK-së si anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës, në mënyrë që ata të votojnë për zgjedhjen e rektorit që pritet të vjen nga koalicioni qeveritar. Kuçi këtë e mohon. Sipas tij, këto janë “punë të vogla” që të merret me to.
“Jo, nuk merrem unë me atë punë. Ajo çka do të them është që kam qenë nëntë ditë në Durrës. Mund ta merrni në hotel faturën që kam qenë. Jam marr me fëmijët e mi shumë mirë. Mos u boni merak se ajo është punë e vogël të merrem unë”, ka thënë Kuçi për “KosovaPress”.

Ndryshe, gjatë këtyre ditëve është folur se Kuçi është duke përgatitur rrugën që rektor i UP-së të jetë kandidati i pëlqyer nga koalicioni qeveritar, Ibrahim Gashi, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe nga posti i nënkryetarit të AKR-së. Sipas burimeve, Kuçi u angazhua që sa më shumë dekanë të fakulteteve, që njëherësh bëhen anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës, të jenë përkrahës të PDK-së, në mënyrë që ata ta zgjedhin rektorin. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit