14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ku e donte Hasan Prishtina, kryeqytetin e Shqipërisë?

Më të lexuarat

Vizioni patriotik i shtetarit të Pavarësisë

Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës deklaroi se ai kërkonte që Shkupi të ishte kryeqyteti i shqiptarëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti tregoi disa nga arsyet se përse Hasan Prishtina e kërkonte diçka të tillë.

“Gjatë periudhës sa ishte deputet, ai luftoi fort për të drejtat e shqiptarëve. Në fund, shkoi aq larg saqë në parlamentin osman, me prezencën e Sulltan Hamitit, i paralajmëron turqit se në rast se nuk realizohen kërkesat tona, unë do jem i pari që do e gris flamurin e kryengritjes në malet e Kosovës, gjë që e bëri edhe realitet. Ai erdhi në Kosovë dhe u ngjit në malet e Malësisë së Kosovës, në Junik. Ai iu drejtua me kërkesa konkrete turqve.

 Organizoi kryengritjen e përgjithshme, u çlirua Kosova deri në Shkup. E gjithë kjo përpjekje mori një kah tjetër, sepse Hasan prishtina, qëllimi i tij ishte që Shkupin ta shpallte kryeqytetin e Shqipërisë. Shkupi është qendër e konsujve, Shkupi është, e thonë edhe dokumentet italiane, porta e Shqipërisë. Shkupi është qendra ekonomike, ku Kosova pa Shkupin, thuajse në aspektin ekonomik nuk mund të funksionojë, kështu është trajtuar në atë kohë. Shkupi është shqiptar”, theksoi ai. /EuAl/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit