23.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

KS dënon “sulmin e tmerrshëm” në Kabul

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin masiv që ndodhi të mërkurën në Kabul, duke lënë së paku 90 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur.
Këshilli 15-anëtarësh tha se sulmi ishte “i tmerrshëm dhe frikacak”, ndërsa u bëri thirrje të gjitha vendeve të bashkëpunojnë me Qeverinë e Afganistanit, për t’i sjellë autorët para drejtësisë.
“Terrorizmi, në të gjitha format dhe manifestimet e tij, përbën një nga kërcënimet më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, u tha në deklaratën e Këshillit të Sigurimit, raporton Rel.
Sulmi u shkaktua nga një kamion i madh bombë, i cili shpërtheu pranë lagjes diplomatike të Kabulit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit