8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministri Kurti takohet me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar në zyrën e tij Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ambasadori turk Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe “ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve”.

Ndërkaq, tutje, komunikata bën të ditur se kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin për urimet dhe përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit