7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministri Kurti pranon kërkesën për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Më të lexuarat

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë në territorin kosovar pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese.

“Ministrit Rashiq, kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht. Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyj pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Patriarku Porfirije kishte bërë kërkesë zyrtare për të hyrë në Kosovë edhe në datat 26-28 dhjetor 2022, por më 26 dhjetor Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se vizita e Porfirijes ishte kushtëzuar.

MPJD theksoi se vizita e tij në Kosovë do të mund të aprovohej vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët sipas ministrisë, hynin ilegalisht në Kosovë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri, të cilat ishin përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje për disa javë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit