14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Kryeimami Sahiti priti në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti priti në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën diskutuan për hartimin e planit të veprimit të Memorandumit, të nënshkruar ditë më parë mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili ka për qëllim bashkëpunimin kundër dhunës në familje dhe ofrimin e sesioneve informuese për komunitetin, si dhe mobilizimin e liderëve fetarë kundër të gjitha formave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave.

“Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të luftojë të gjitha format e dhunës në shoqëri, e në veçanti kundër dhunës në familje dhe dhunës mbi bazë gjinore” – theksoi ndër të tjera kryeimami Sahiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit