Kryeimami Sahiti ka vizituar xhaminë e vjetër të fshatit Prapashticë

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti ka vizituar xhaminë e vjetër të fshatit Prapashticë

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot ka vizituar xhaminë e fshatit Prapashticë, ku tashmë kanë filluar punimet në kuadër të iniciativës për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Prapashticës.

Fillimisht, po ndërtohet një mbulesë e përkohshme me konstruksion metalik, ndërkohë që arkitektët e BIRK-ut janë duke përgatitur projektin për restaurim dhe konservim. 

Xhamia e Prapashticës është një nga shembujt e rrallë të mbijetuar të një tipi tradicional shqiptar të xhamive fshatare, e karakterizuar nga një arkitekturë vendore me hajat/çardak të hapur në dy nivele dhe me minare druri.

Ajo është ndërtuar në vitet ’70 të shekullit XVIII dhe i ka mbijetuar shumë sulmeve gjatë luftërave të ndryshme, përfshirë edhe atë të fundit. Pas çdo dëmtimi, fshatarët e kanë meremetuar me përkushtim, ashtu siç bënë edhe pas luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit