9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kryebashkiaku i Jeruzalemit: e hoqëm qafe Obamën, iu “dorëzua” Islamit radikal

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i qytetit të shenjtë për tre besimet botërore, për muslimanët, katolikët e ortodoksët ka përcjellë një mesazh me rastin e largimit nga detyra të presidenti amerikan, Barack Obama ku shprehet për të se më në fund “e hoqëm qafe”.

Kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barkat në videon e publikuar përçmon Obamën dhe mirëpret presidentin Donald Trump. Video e kryebashkiakut nis kështu një fushatë online për të inkurajuar izraelitët të nënshkruajnë një letër, që Barkat premton t’ia përcjellë zyrtarëve të administratës Trump, e që apelon presidentin e ri të mbajë premtimin e tij për të zhvendosur ambasadën amerikane nga vendndodhja aktuale në Tel Aviv, drejt kodrave të Jeruzalemit.

“Bashkëqytetarë, gjatë tetë vjetëve të kaluara, administrate Obama ka nxitur ngrirjen e vendbanimeve tona, i është dorëzuar iranianëve dhe Islamit radikal dhe e ka braktisur Izraelin për rezolutën armiqësore të Kombeve të Bashkuara”.

Videoja tregon një klip ku Obam thotë: “Nuk ka ndonjë magji ër të perifrazuar Islamin radikal” dhe një tjetër ku apelon Izraelin të ndalë ndërtimin e vendbanimeve.

Obama, ashtu si edhe të gjithë presidentët e kohëve moderne në Amerikë, mbështet zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve për konfliktin e stërzgjatur izraelito-palestinez. Shtëpia e Bardhë nën Obamën i konsideronte komunitetet hebraike në Bregun e pushtuar perëndimor si “të jashtëligjshme” dhe “pengesë për paqen”. Pjesa tjetër e botës i quan ato të jashtëligjshme. Por, Izraeli nuk është dakord dhe e kundërshton me forcë.

Videoja vazhdon me Barkat që thotë: “Presidenti Donald Trump hyn në Shtëpinë e Bardhë. Le ta mirëpresim atë të gjithë së bashku si mikun tonë”.

Më pas, dëgjohet muzikë, shfaqet Trump duke ngjitur skenën, një turmë që brohoret egërsisht dhe jepet një frazë e Trump gjatë adresimit të lobit hebre në Uashington ku zotohet: “Ne do ta zhvendosim ambasadën amerikane në kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre, në Jeruzalem….”

Barkat del menjëherë më pas: “…ndaj i japim një mesazh të qartë botës: Jeruzalemi është kryeqyteti i pandarë i Izraelit. Bashkohuni me mua duke nënshkruar një letër që mbështet vendimin e presidentit Trump për ta sjellë ambasadën në Jeruzalem dhe vendimet e tij për të mbështetur Izraelin. Me t’i bëjmë marrëdhëniet midis Amerikës dhe Izraelit, sërish madhështore!”

Barkat e ka paguar nga xhepi i vet videon. Zëdhënësi i tij, Avi Lerner tha se fushata për letrën në fjalë ka mbledhur më shumë se 10 mijë nënshkrime në gjashtë orët e para. Lerner tha se videoja nuk duhet marrë si sulm personal kundër Obamës, por kundër politikave të tij, që kryebashkiaku i konsideron të padrejta ndaj Izraelit.

Pjesa më e madhe e botës nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Lindja e qytetit konsiderohet territor i pushtuar. Izraeli e ka aneksuar lindjen pasi fitoi luftësn arabo-izraelite të vitit 1967. Shtetet e Bashkuara ashtu si vendet e tjera e mbajnë ambasadën në Tel Aviv dhe thonë se çdo ndryshim duhet të presë zgjidhjen finale të konfliktit me palestinezët. Këta të fundit e konsiderojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Ndihmësit e Trump thanë të enjten se presidenti i rim und të marrë një vendim të shpejtë për zhvendosjen e ambasadës. Megjithatë, mediat kanë publikuar mendime kundërshtuese nga brenda kabinetit të tij. Edhe aleatët e SHBA në Lindjen e Mesme kanë paralajmëruar Trump se një lëvizje e ambasadës do të kishte “pasoja katastrofike”, duke nxitur pasionet fetare dhe ekstremizmin në rajon.

Liderët palestinezë kanë deklaruar se një vendim i tillë do të hapë “dyert e ferrit”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit