11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kroacia në alarm: ka shkolla – s’ka nxënës

Më të lexuarat

Si në çdo prag të vitit shkollor, edhe sivjet, gati se në mbarë Ballkanin Perëndimor sindikatat e punonjësve të arsimit kanë ritheksuar pakënaqësinë me statusin përkatësisht pagat e ulta. Mirëpo në disa vende, për shkak të shpërnguljeve, por edhe plakjes së popullsisë dhe për pasojë – natalitetit në rënie, është ngritur alarmi për rënien shqetësuese të numrit të nxënësve. Kronika në vazhdim flet për realitetin në Kroaci. Sikurse e lexoni në titullin e kronikës, në fund të ekranit – atje ka shkolla por – s’ka nxënës.

Media e Zagrebit shkruan për përmasat shokuese të rënies demografike por dhe shpërnguljes së popullsisë nga Kroacia. Dëshmi për këtë janë mësonjëtoret e boshatisura. Tërhiqet vërejtja se edhe gjatë këtij viti shkollor gjendja sa vijnë e po përkeqësohet. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë kroate të Shkencës dhe Arsimit, në jo më pak se 137 shkolla të vendit, në klasën e parë, sivjet nuk është regjistruar asnjë nxënës!

Përjashtim bën vetëm Zagrebi dhe zona e Megjumurjes, ndërsa në komunat e tjera problemi po thellohet nga viti në vit. Për shkak të mungesës së nxënësve sivjet nuk do të punojnë dymbëdhjetë shkolla. Për shumë punonjës të arsimit nuk është e pavend dilema se nesër shumë lehtë mund të shpallen si tepricë teknologjike!

Ekspertët tërheqin vërejtjen se problemet mund të bëhen edhe më të mprehta po të merren parasysh trendet negative demografike në shoqërinë kroate. Kështu, përderisa në vitin 2009 janë regjistruar 44.753 lindje, kjo shifër në 2018, pra vitin e kaluar ra në 36.945. /KM

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit