”Kur qeshni me një gjenocid, ju jeni, sipas përkufizimit, një monstër. Dhe nuk dua të dëgjoj se si Izraeli është viktima. Izraeli nuk është as një miliard milje afër të qenit viktimë.
Që nga viti 1948, ata kanë sulmuar të gjithë fqinjët e tyre dhe kanë marrë gjithnjë e më shumë tokë. Ky është një fakt absolutisht i sigurt. Por ata ju gënjejnë dhe thonë: ‘O jo, ishin terroristët. Ata na detyruan t’ua merrnim tokën. Ata na detyruan të merrnim Gazën. Ata na detyruan të merrnim një pjesë të madhe të Bregut Perëndimor. Ata na detyruan të hynim në Libanin Jugor. Ata na detyruan të hynim në Sirinë Perëndimore. Ata na detyruan të sulmonim Iranin.’
Nuk ju detyruan të bënit asgjë nga këto. Ju jeni një perandori agresive imperialiste, që masakron njerëz, që kryen gjenocid, në mënyrë që të keni më shumë tokë. Dhe ju mund ta bëni këtë lehtësisht sepse keni manipuluar të gjithë politikanët tanë; i keni blerë ata përmes AIPAC. Dhe jo, nuk më intereson çfarë thoni ju. Ju definitivisht i keni blerë ata. Kjo është saktësisht ajo që bëri AIPAC.
Duhet të jesh njeriu më budalla në planet për të thënë se politikanët tanë të korruptuar morën qindra miliona dollarë nga AIPAC, por kjo nuk i piku?! Hajde tani! Kush mund të jetë aq budalla? Oh, unë e di: çdo raportues i mediave kryesore në Amerikë. Secili prej tyre ju gënjen me qëllim dhe thotë: ‘Jo, AIPAC nuk ka asnjë ndikim. Pse e thoni këtë? Anti-semit! Anti-semit!’
Jo, jo. Ju djema jeni racistë anti-palestinezë dhe anti-muslimanë, dhe fanatikë. Ju nuk ju intereson për jetët e muslimanëve. Nuk ju intereson fare për jetët e muslimanëve. Ndaj, kur palestinezët masakrohen—sa duhen? 18,000 fëmijë? 180,000 fëmijë? Ju nuk ju intereson fare për ta.
Sa herë që Izraeli masakron, ju thoni: ‘Terrorist! Terrorist! E kishin hak.’ Dhe ju bëni propagandën e tyre për ta. Dy vjet më vonë, kjo qenka ‘vetëmbrojtje’? Ata deklaruan në kabinetin e tyre se po marrin të gjithë Gazën. Gjithmonë ka qenë puna për tokën.
A e thotë këtë ndokush në CNN, MSNBC apo Fox? Jo, nuk e thonë kurrë. Ata ju gënjejnë me qëllim për të ndihmuar Izraelin të vjedhë më shumë tokë në Lindjen e Mesme. Dhe pretendojnë se është ‘vetëmbrojtje’. Vetëmbrojtje e vrimës së b*thës. Është një gjenocid i mallkuar!
Dhe po, jetët e muslimanëve kanë rëndësi. Edhe ne jemi qenie njerëzore. Të vetmet qenie njerëzore në këtë planet nuk janë izraelitët. Jam shumë i lodhur që jetët tona nuk pikan. Jam shumë i lodhur që të gjithë duhet të përgjërohen para Izraelit. Por në momentin që pyesni dikë: ‘A mund të jesh një qenie njerëzore e denjë dhe të kujdesesh për palestinezët?’ ata thonë: ‘Anti-semit!’
Jo, t’pfsha ty! Ti je ai që urren muslimanët. Dhe media amerikane, ju jeni fajtorë. Ju jeni ata që e bëtë gjithë vendin, gjatë gjithë jetës sime, të më urrejë mua, të urrejë familjen time muslimane, të urrejë të gjithë muslimanët nëpër botë. Ju jeni bij krvash të sëmurë që na quajtët ne terroristë, kur ishte Izraeli ai që sulmonte, kur ishte Izraeli ai që merrte tokë, kur ishte Izraeli ai që masakronte dhe masakronte.
Sa herë? Në çdo luftë, Izraeli vret njëqind herë më shumë civilë. Këtë herë kanë vrarë një mijë herë më shumë civilë. Nuk llogaritet? Nuk llogaritet? Çfarë thotë media amerikane në racizmin e saj të pafund? Kur qeshni me një gjenocid, ju jeni, sipas përkufizimit, një monstër.”
