19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Kremlini: Mbështesim Serbinë në çështjen e Kosovës

Më të lexuarat

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet se si sigurohen të drejtat e serbëve. Ne mbështesim Beogradin në hapat e ndërmarrë”, tha Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi akuzat se Rusia kishte “efekt destruktiv” në tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në Moskë për tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës, Peskov tha se i hedhin poshtë akuzat ndaj Rusisë.

“Serbia është vend sovran dhe është e gabuar të kërkosh ndikim destruktiv të Rusisë këtu. Serbia natyrshëm mbron të drejtat e serbëve që jetojnë së bashku në kushte të vështira dhe reagon ashpër kur shkelen këto të drejta”, deklaroi Peskov.

Ai theksoi se Rusia ndjek nga afër zhvillimet. “Ne po ndjekim nga afër zhvillimet se si sigurohen të drejtat e serbëve. Ne mbështesim Beogradin në hapat e ndërmarrë”, tha Peskov

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit