10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Partia e Serbëve të Kosovës: Ata që besuan se e mbrojtën Serbinë me vendosjen e barrikadave, është gënjeshtër me regji të Listës serbe

Më të lexuarat

Partia e Serbëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me barrikadat e vendosura në veri të vendit si dhe abuzimin e komunitetit serbë atje nga grupet kriminale.

Sipas një statusi të tyre në rrjetin social në Facebook thuhet se të gjithë ata që besuan se e mbrojtën Serbinë me vendosjen e barrikadave, kjo është vetëm një gënjeshtër.

Po ashtu kjo parti thekson se kjo gënjeshtër është e udhëhequr nga Lista serbe dhe nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq.

“Të gjithë atyre që ende besojnë se e mbrojtën Serbinë dhe popullin serb në barrikada, dëshirojmë që në 48 orët e ardhshme të hapin sytë dhe të kuptojnë se gjithçka ishte gënjeshtër. Një gënjeshtër e drejtuar nga Lista serbe dhe nënkryetari i saj Milan Radoiçiq”, shtojnë ata.

Gjithashtu kjo parti bën të ditur se me popullin e komunitetit serbë është duke u abuzuar.

Ata thonë se nëse qytetarët serbë besojnë që me dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak dikush e sheh fitoren e serbëve, atëherë ata janë të verbër.

“Populli abuzohet, detyrohet të largohet nga puna, të ngrihet për 19 ditë në barrikada duke rrezikuar sigurinë e të gjithëve ne. Nëse në dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak dikush e sheh fitoren e serbëve, atëherë ai person është i verbër. Partia e Serbëve të Kosovës shpreson që të gjithë ata që bllokuan lëvizjen normale të qytetarëve në veri dhe i detyruan të shkojnë në barrikada për këtë do të japin llogari”.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Listës serbe që t’i largojnë barrikadat në veri.

“I bëjmë thirrje edhe njëherë Listës Serbe që të mos i pres lëvizjet e Prishtinës, por të largojnë vetë barrikadat e tyre që shkaktojnë më së shumti dëme direkt serbëve në veri të Kosovës:, kanë shkruar në Facebook Partia Serbëve të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit