12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Krasniqi thotë se vëzhguesit po kërcënohen dhe janë shtuar votimet e dyfishta

Më të lexuarat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka drejtuar një apel, nëpërmes mediave, për KQZ-në që të shtojë kontrollin.

“Kërkoj nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve te Drenasit. Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar”, ka shkruar Krasniqi, që nuk përjashton as joshjen me para për votë, transmeton Koha.net.

Ai u bën thirrje edhe Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për mbrojtje të votës së lirë.

“Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes. Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë!”, ka përfunduar Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit