12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Komuna e Prishtinës: Kemi përmbushur 10 nga 12 premtimet

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinë në përgjigjet dhënë gazetës “Zëri” thotë se nga 12 zotimet që ka dhënë kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, deri më tani janë përmbushur 10 prej tyre.

“Nga 12 zotimet e dhëna në fushatë zgjedhore, tashmë 10 prej tyre janë realizuar ende pa hyrë në vitin e fundit të mandatit, kurse dy të tjera janë në proces e sipër”, thuhet në përgjigjet e Komunës së Prishtinës.

Më tej, në përgjigjet e kësaj komune thuhet se Komuna e Prishtinës e qeverisur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, njihet për transparencë radikale dhe luftë kundër korrupsionit, shkruan “Zeri.info”.

“Gjithashtu për lehtësim të shërbimeve për qytetarë përmes investimeve në sisteme të ndryshme digjitale; ndalim të parregullsive dhe jokonformiteteve; përmirësim të infrastrukturës lokale dhe zgjedhje të kontesteve shumëvjeçare; menaxhim të mirëfilltë të pronës komunale; përmirësim të dukshëm të cilësisë në arsim dhe shëndetësi; eliminim të dallimeve, privilegjeve dhe largim të luksit nga qeverisja komunale; mbrojtje të punëtorëve; vendosje të rregullit dhe riogranizim të qytetit; identifikim dhe shtim të hapësirave të gjelbra”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Në mesin e suksese të qeverisjes së Shpend Ahmetit, Komuna e Prishtinës përmend hapjen e çerdheve të reja; kiflet nëpër shkolla e çerdhe; hapjen e tregut për buqit vendorë; ndaljen e ndërtimeve pa leje; publikimi i rregullt të raporteve financiare, arritjen që në 8 lagje të mëdha të qytetit të ketë furnizim të pandërprerë me ujë; sjelljen e autobusëve të rinj dhe punë tjera të kryera gjatë këtyre tri viteve./Zeri/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit