12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve

Më të lexuarat

Faktorët kryesorë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve:

-Gjenet e trashëguara

-Higjiena jo korrekte

-Dieta që përfshin ushqime të buta që ngjiten lehtë mbi dhëmbë, si p.sh karamelet, patatinat, etj

Neglizhenca në trajtimin e prishjeve shpesh pasohet me dhimbje që sa vijnë e bëhen më të bezdisshme e deri të padurueshme. Në disa raste dhimbja tolerohet më shumë nga organizmi, ndërkohë që dhëmbi arrin pa simptoma në infeksion, situatë që vë në pikëpyetje ruajtjen e tij.

Prishja e lokalizuar në kontaktin midis dhëmbëve shpesh shoqërohet edhe me dëmtim të gingivës dhe kockës që ndodhet nën të duke formuar një xhep, i cili do vazhdojë të jetë i pranishëm edhe pas mbushjes së dhëmbit duke dhënë shpeshherë bezdi që arrin deri në dhimbje të forta.

Në këto raste rekomandohet veçanërisht një pastrim i kujdesshëm me fijen ose furçën interdentare në mënyrë që ky proces në pamundësi për t’u rikthyer siç ishte, të ngadalësohet në avancim. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit