20.5 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Kostandinopoja: ç’tha Erdogan që u përjetua keq në Athinë

Më të lexuarat

Greqia përkthen si “provokim” festën turke të triumfit osman

Greqia e ka përjetuar keq kremtimin e përvjetorit të marrjes së Kontandinopojës nga Osmanët, Stambolli i sotëm, në atë kohë kryeqendra e Bizantit.

“Ashtu si paraardhësit tanë e varrosën Bizantin kështu do t’i vendosim bizantinët e sotëm në librat e historisë”, citon media greke presidentin Erdogan, një frazë e tij dje në atë që kjo media e quan “festë neo-osmane” e organizuar për “të kaluarën e lavdishme” të Turqisë.

“Në festën e zhvilluar në Aeroportin Ataturk, presidenti turk vazhdoi retorikën agresive që ka adoptuar ndaj vendit tonë së fundmi, duke arritur deri në atë pikë sa të kujtojë se në vitin 1453 Mehmet Fatihu kishte pushtuar jo vetëm Kostandinopojën, por edhe Peloponezin dhe Athinën”, shkruan Protothema.

Më tej thuhet se Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë organizoi një shfaqje provokuese me drita në Hagia Sophia. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit