22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kosovë, Şinik reagon ndaj deklaratave të Dedajt kundër Turqisë

Më të lexuarat

“Ne si deputetë të grupit parlamentar 6+ kërkuam nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta shkarkojë urgjentisht nga detyra zëvendësministrin në fjalë”, tha Müferra Şinik

 

PRISHTINË (AA) – Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputete nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Müferra Şinik ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Gjergj Dedaj, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka ofenduar shtetin e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Şinik në një deklaratë me shkrim tha se “Postimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Gjergj Dedaj në lidhje me turqit dhe Turqinë, i cili i përshtatet vetëm vetes së tij, ka pikëlluar thellë gjithë komunitetin turk dhe muslimanët”. Ajo tha se Dedaj ka bërë postime të tilla edhe në të kaluarën, por që kjo ishte kulmi.

“Ne si deputetë të grupit parlamentar 6+ kërkuam nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta shkarkojë urgjentisht nga detyra zëvendësministrin në fjalë. Në të kundërtën, duke e marrë parasysh gjendjen e sotme të qeverisë, edhe pse e njoftuam se do të marrim në vlerësim partneritetin në koalicion, zotëri kryeministri në vend se të dënojë këtë person me shkarkim nga detyra, për ta larguar atë duke zgjedhur rrugën më të lehtë, e pa si të përshtatshme emërimin e tij si ambasador në Maqedoni. Pas këtij procesi, nëse dikush dëshiron të emërohet ambasador në një shtet, duhet të flasë në kundërshtim me kushtetutën, të mbjellë farën e përçarjes mes feve dhe komuniteteve dhe të sulmojë një shtet mik si Turqia, që ofron mbështetje të pakushtëzuar”, ka thënë Şinik.

Şinik me këtë rast rikujtoi se kryeministrit Haradinaj i kanë dhënë afat kohor deri në fundjavë që të përmbushë kërkesën e tyre për shkarkimin e Dedajt, në mënyrë që numri i deputetëve të koalicionit në Kuvend të mos bie në 47.

Ndërkohë, pretendimi në mediat kosovare se Dedaj do të emërohet si ambasador i Kosovës në Shkup ende nuk është konfirmuar nga institucionet zyrtare.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi me vetë iniciativë ka ngritur një kallëzim penal ndaj Dedajt në Prokurorinë Themelore në Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit