12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kosova temë diskutimi në Moskë, Scholz: Ne ndalëm gjenocidin

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, assesi nuk e ka lënë pa e përmend bombardimin e Serbisë gjatë vitit 1999 nga NATO-ja.

Putin përmes propagandës së tij tentoi të bëjë tërheq një paralele mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ku po kryhej gjenocid mbi popullatën civile, me krizën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ai madje theksoi se ishte NATO-ja që filloi një luftë në Evropë – duke iu referuar si një operacion të madh ushtarak ku u hodhën bomba në një prej qyteteve të Evropës – pra Beogradit.

Në anën tjetër kancelari gjerman tha para gazetarëve se në Jugosllavi ishte prezent një rrezik – e ai ishte rreziku për gjenocid që sipas tij patjetër duhej të parandalohej.

“Në Jugosllavi kishim një rrezik – e ai ishte rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej. Jam i lumtur që kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian. Është një shenjë e mirë”, shtoi Scholz. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit