7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E BUKURA DHE BISHA…Bjondina angleze dhe Talebanët mjekërrzinjë – Histori e bukur e pranimit të islamit

Më të lexuarat

E BUKURA DHE BISHA..

Bjondina angleze dhe Talebanët mjekërrzinj.

Ajo është një gazetare britanike e cila ishte zënë rob në Afganistan nga forcat talebane. Quhej Ivone Reedley. Ndërsa ata që e kishin robëruar ishin njerëzit më barbarë në botë.
Me ftesë të një prej institucioneve tona të shoqërisë civile, Ivone kish ardhur tek ne në Kuvajt për të mbajtur një ligjëratë të shkëlqyer në universitetin tonë, për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në fakt ajo na tregoi për përvojën e saj në robëri prej Talebanëve. Na foli për përshtypje dhe botëkuptimet që kish krijuar ndërkohë. Ajo na foli për Islamin dhe rolin e medias në shtrembërimet e tij. Ajo foli gjatë për arrestimin e saj nga Talebanët. Dhe sesi ajo ishte maskuar si një grua talebane me ferexhe të zezë e sesi u tradhtua prej aparatit të saj fotografik që I ra në tokë në një pikë kontrolli talebanësh.
Pastaj sesi Talebanët e kishin dalluar, arrestuar në vend dhe nuk kishin lejuar askënd prej tyre ta kontrollonin, derisa kishin marrë një grua prej tyre e cila e kishte kontrolluar Ivonën në një vend larg syrit të meshkujve.
Ajo tregon sesi I kish ofenduar, sfiduar, tallur me ta. Madje edhe sesi I kish pështyrë njërit prej tyre me sa fuqi që kishte. Por asgjë nga këto nuk kishin ndikuar që Talebanët të egërsohen me të dhe ta keqtrajtojnë. Ata vazhduan për dhjetë ditët e burgosjes së saj të sillen mirë me të. Pasi kishin kuptuar se ajo ishte thjesht gazetare dhe jo agjente zbulimi.
Në fund të dhjetë ditëve ata e liruan Ivonën me kusht që kjo ti premtonte se do ta lexonte të gjithë Kuranin.
Kaluan javët dhe disa muaj. Më në fund Ivone Reedley ishte kujtuar për premtimin e saj dhe gjeti një kopje Kurani në gjuhën angleze e nisi ta lexojë atë me kujdes. Tashmë pa e mbaruar krejt, Islami kishte hyrë në zemrën e saj.
Ivone na tregoi gjithashtu se sapo u lirua nga Talebanët, gazetarët britanikë u grumbulluan rreth saj për të treguar përvojën E saj në burgun Taleban.
Nuk u ndjeva e burgosur prej tyre, tha Ivone. Përkundrazi më nderuan dhe më trajtuan si miken e tyre. Edhe pse unë tallesha dhe I përbuzja ata. Unë falënderoj Zotin që më arrestuan Talebanët dhe jo Amerikanët. Pasi në Guantanamo, Abu Gureib apo diku tjetër, këta tanët do më vinin një thes në kokë e do më vishnin me kostumin portokalli e do më tërhiqnin zvarrë me zinxhirë, e do më shkatërronin me tortura, ndoshta dhe do më përdhunonin.

Sot jam këtu veshur me fustanin dhe shaminë që ma dhuruan Talebanët. Jam këtu për të fshehur ngjyrën e trupit tim e për të treguar ngjyrat e vërteta të Islamit të cilin e njoha nga afër, prej njerëzve që ne I quajmë Bisha. Ndërkohë që bisha e vërtetë është brenda nesh.

Nga Dr. Muhamed Musned
Shqipëroi Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit