10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Korea Air” ndalon shërbimin e kikirikëve gjatë fluturimeve

Më të lexuarat

Kompania ajrore e Koresë Jugore, “Korea Air”, njoftoi se në aeroplanët e saj nuk do të shërbehet më kikirikë për shkak të incidentit të fundit kur dy adoleshentë nuk mund të hipnin në aeroplan për shkak të alergjisë që kanë ndaj kikirikëve.

Prindërit i thanë medieve se djemtë e tyre hoqën dorë nga fluturimi, pasi kompania ajrore nuk ishte gati të merrej me një alergji serioze ndaj kikirikëve.

Vëllezërit udhëtuan nga qyteti amerikan Atlanta në Filipine, por mbetën në kryeqytetin Seul, pasi kompania nuk u pajtua me kërkesën që ata kishin për të mos përdorur kikirikë rreth tyre për shkak të alergjisë.

“Korean Air” ka njoftuar se do të nxjerrë kikirikët jashtë përdorimit brenda pak javësh, si masë minimale e sigurisë për njerëzit alergjikë./KP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit