8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shaqiri nuk luajti as ndaj Tottenhamit, shpërthejnë tifozët e Liverpoolit

Më të lexuarat

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premier Ligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.

Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Edhe pse Liverpooli fitoi 2 me 1 ndaj Tottenhamit, rrjeti social “Twitter” është mbushur me kritika për Kloppin pse nuk po e inkuadron Shaqirin. Tifozë të shumtë thonë se nuk po i kuptojnë arsyet pse reprezentuesi i Zvicrës nuk po luan fare.

Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premier Ligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë/koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit