7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

KONFLIKTI/ Diversioni i Netanyahut: Faleminderit Shqipëri për mbështetjen!

Më të lexuarat

“Faleminderit që qëndruat fort me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke tundur flamujt e vendeve që ai pretendon se mbështesin sulmet izraelite në territoret palestineze dhe Rripin e Gazës.

Midis njëzet e pesë flamujve të dukshëm në cicërimën e Netanyahut ishin dhe ato të tre vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në vendin e dytë, menjëherë pas flamurit të Shteteve të Bashkuara, është flamuri i Shqipërisë, i pesti me radhë është flamuri i Bosnjë dhe i 21 është flamuri i Maqedonisë Veriore.

Por postimi i tij në Twitter provokoi shumë reagime dhe shumica e përdoruesve.

Postimi kishte më shumë se 19,000 mospëlqime.

Kujtojmë, në sulmet e ushtrisë izraelite javën e kaluar në Rripin e Gazës, të paktën 149 palestinezë u vranë, duke përfshirë 41 fëmijë. Rreth 950 të tjerë u plagosën.

Të paktën 13 palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, nuk dihet se kujt i referohet Netanyahu, pra cilit qëndrim zyrtar të Tiranës, në lidhje me atë që po ndodh atje këto ditë.

Falenderimi i tij ngjan me një diversion, pasi Shqipëria ka një aleancë të ngushtë me Turqinë, vendin që më shumti po shprehet kundër Izraelit vitet e fundit për atë çfarë po bën ku shtet me palestinezët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit