17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Komuniteti Islamik në BiH ka publikuar të dhëna mbi nivelin dhe sasinë e pagave që jipen në Rijaset

Më të lexuarat

Ditët e fundit, të dhëna, supozime dhe deklarata të ndryshme në lidhje me financat në Komunitetin Islamik të Bosnës dhe Hercegovinës u shfaqen në media. Gjithashtu u shfaqën të dhëna për numrin dhe pagat e punonjësve, këto informata janë përhapur shumë në rrjetet sociale dhe në portale të caktuara. Pas kësaj, Komuniteti Islamik publikoi të dhëna të hollësishme për shumën e pagave në Rijaset përmes portalit të saj.

Lidhur me pretendimet që janë shfaqur ditët e fundit përmes internetit, dhe në lidhje me pagat në Komunitetin Islamik, posaçërisht në Rijaset, ne ju informojmë se këto janë teza dhe interpretime të pasakta dhe dashakeqe. Gjegjësisht, është e vërtetë që paga mesatare neto e paguar për punonjësit në Rijaset është 1,078.15 KM (shuma e pagës së fundit të paguar për muajin Shkurt) e barazvlefshme me 550EUR, dhe jo më shumë se një mijë KM, siç paraqitet në mënyrë të gabuar.

Përveç pagave të punonjësve të Rijasetit, pagat e punonjësve të Fakultetit të Shkencave Islame paguhen gjithashtu përmes llogarisë së Rijasetit, por ato paga nuk janë as kosto e Rijasetit, as Rijaseti nuk merr vendime për shumën e atyre pagave .

Pagat e punonjësve të Fakultetit të Shkencave Islame rregullohen nga Marrëveshja Kolektive për Arsimin e Lartë dhe Shkencën në Universitetin e Sarajevës dhe financohen nga Buxheti i Kantonit të Sarajevës dhe paguhen vetëm përmes llogarisë së Rijasetit, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar midis Rijasetit dhe kantonit të Sarajevës. Në mënyrë që të shmangen disa paqartësi edhe këtu, një tjetër fakultet i teologjisë që operon në Universitetin e Sarajevës ka të njëjtën kontratë dhe të njëjtën mënyrë të financimit dhe pagesës.

Dhe kjo është e vërtetë. Çdo gjë tjetër përbën konkluzione arbitrare dhe paushalle, qëllimi i qartë i të cilave nuk është asgjë tjetër veçse të paraqesin Komunitetin Islamik në një dritë të gabuar ose të mbledhin klikime shtesë mbi përmbajtjen e botuar – deklaroi Drejtoria për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Rijasetit të Komunitetit Islamik.

Pagat që paguhen përmes llogarisë Rijasetit për: punonjësit e Rijasetit (administrata, zyrat, inkasantët, Redaksia Al-Kalem dhe zyra e Reisu-l-ulemasë – 80 punonjës, punonjës të vakafit të Gazi Husrev-beg 16 punonjës, punonjës të Biblioteka Gazi e Husrev-begut- 33 punonjës dhe punonjës të Medresesë Gazi Husrev-beg – 26 punonjës (përveç personelit mësimdhënës që marrin pagën e tyre përmes Thesarit të KS) – këto janë ato që u deklaruan nga Drejtoria për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Riyaset të Komunitetit Islamik.

Të gjitha të dhënat për pagat dhe financat e Komunitetit Islamik, buxhetet dhe raportet vjetore, janë në përputhje me Kushtetutën e Komunitetit Islamik, ato dorëzohen në Rijaset të Komunitetit Islamik, i dorëzohen Këshillit të Myftinive dhe anëtarëve të Parlamentit të Komunitetit Islamik , i cili është organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ i Komunitetit Islamik. Pra, është një numër i madh i njerëzve që i konsiderojnë këto dokumente dhe japin pëlqimin e tyre për ekzekutimin e tyre transmeton Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit