27.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Komunikata e Përbashkët për Libinë: Fuqitë e huaja dhe mercenarët duhet të tërhiqen

Më të lexuarat

Pas takimit të Libisë, i cili u mbajt në mënyrë virtuale me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE), Unionit Afrikan dhe Ligës Arabe u botua një deklaratë e përbashkët.  

Në deklaratën ku u shpreh kënaqësia për progresin e rëndësishëm të arritur në gjetjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse të krizës në Libi, u theksua mbështetja e plotë për Këshillin Presidencial Libian, Qeverisë së Unitetit Kombëtar dhe institucioneve të tjera të vendit.

Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja për faktin se zgjedhjet e planifikuara të mbahen në Libi në 24 dhjetor duhet të organizohen bazuar në një kornizë të përbashkët ligjore dhe theksohet që zgjedhjet të mbahen në një mjedis “gjithëpërfshirës, ​​transparent dhe të besueshëm”.

Deklarata e përbashkët dënoi shkeljet e embargos së armëve të OKB-së ndaj Libisë, duke theksuar se ndërhyrja ushtarake e huaj ishte e papranueshme dhe se fuqitë e huaja dhe mercenarët duhet të tërhiqeshin nga Libia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit