13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Koci: Prania e policisë pranë Katedrales nuk po jep shije të mirë

Më të lexuarat

Avokati, Arianit Koci i ka komentuar zhvillimet e fundit të sigurisë në vend duke u ndalur me theks të veçantë te ruajtja e Katedrales nga forcat e shtuara të Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se kjo nuk po e jep një shije të mirë, pasi pretendon se mes shqiptarëve nuk ka urrejtje fetare duke e cilësuar respektin për fenë e tjetrit si brum kombëtar.
Postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Rreth Katedrales në Prishtinë po shoh forca policore. Nuk po e jep shijen e mirë.
Kam besim në organet e sigurisë, dhe mund të ketë arsye për vendosjen e policëve në atë vend.
Por, une nuk besoj që situata është kaq e rëndë.
Thjesht, derisa mund të ketë animozitete të vogla fetare në Kosovë, nuk ka urretje në mes nesh.
Me shekuj, ne shqiptarët jemi mburrë me diversitetin tonë fetar dhe nacional.
Terroristët mund të realizojnë agjenda të veta, vetëm kur popullata lokale i përkrahë.
Shekuj me rradhë i kemi ruajtur kishat, xhamitë por edhe kishat ortodokse.
Ky është brumi i ynë kombëtar: respekt për fenë dhe nacionalitetin e tjetrit.Shqiptari i vërtetë e çmon tjetrin së paku sa vetën; e çmon pakicën më shumë se vetën.
Laramania e bën Kosovën interesante dhe une personalisht, nuk mund ta paramendoj dhe nuk dua ta kem vendin tim etnikisht dhe fetarisht të pastër.
Përndryshe, psikoza që po krijohet rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë, po na dëmton shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit