16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Koalicioni PDK-AAK, në shtator

Më të lexuarat

Koalicioni qeverisës PDK-KKR ka filluar numërimin së prapthi. Në dhjetëditëshin e parë të shtatorit planifikohet të krijohet koalicioni i ri me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, PDK-ja dhe AAK-ja. Burime vendëse e ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se këto ditë pritet që të fillojnë takimet intensive për vendosjen në pushtet të këtij koalicioni. Zyrtarët vendës që kanë folur në kushte anonimiteti i kanë thënë “Kohës Ditore” se koalicioni i ri po kërkohet nga ndërkombëtarët, ndonëse një version tjetër kanë dhënë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë.

Këta të fundit kanë thënë se është pikërisht kryeministri Hashim Thaçi, ai që nuk po tregon gatishmëri t’i hyjë dialogut për veriun, duke e pasur aleat në qeveri vetëm Behgjet Pacollin. Ndryshe nga herët e tjera kur ishte i interesuar ta ketë Isa Mustafën e LDK-së në krah, sipas burimeve, Thaçi tash po mjaftohet vetëm me AAK-në e Ramush Haradinajt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit