6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kisha ortodokse në Tetovë, kompromis për Burmali Xhaminë?!

Më të lexuarat

Tentativat për ndërtimin e kishës në Tetovë, një debat tanimë i shtrirë në kontinuitet nga kuluaret politike maqedonase, ka ngritur edhe temën për Burmali xhaminë në sheshin e Shkupit, një kërkesë e kamotshme e myslimanëve po dhe institucionit të BFI-së në Maqedoni. Kërkesa e këtyre të fundit na vazhdimësi ka qenë se nuk heqin dorë nga objekt fetar.
Me vetë faktin se deri më tani është thënë se ngritja e kishës në Tetovë nuk është kompetencë e komunës, por e Kishës ortodokse maqedonase (KOM), sipas burimeve të Zhurnal Plus ka gjasa që kjo çështje të shkojë në instanca më të larta, pra në një marrëveshje politike midis dy partnerëve të koalicionit.

Deri më tani po ndodhë që e para e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të përgënjeshtrojë një gjë të tillë, por pa harruar faktin e proporcionalitetit të kulaçit lokal!

Ndërsa, e vërteta do të ishte se kullën dhe çekanin e ka ai që ka fituar zgjedhjet?

Për mediat maqedonas, konkretisht Dnevnik, nga të dyja partitë, pra VMRO-DPMNE dhe BDI është thënë se kinse përveç ndarjes së pozicioneve menaxhuese për Këshillin e Komunës së Tetovës, pjesë e marrëveshjes në mes këtyre partive është edhe ndërtimi i një kishë të re, dhe rikthimi i përmendoreve të Ambarçe dhe Merxhan?! Kurse, për herë të parë zbulon kjo e përditshme maqedonase se pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe premtimi i mos ngritjes të asnjë monumenti që ka të bëjë me UÇK-në në qytetin e Tetovës?! /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit