6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

Më të lexuarat

Nga Ludmila Cvetkoviq, REL

Në Pançevë afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd, deri në fillim të tetorit do të jetë gati një provë e operimit të Termocentralit TE-TO.

Ky projekt në Serbi i ka bërë bashkë Kinën dhe Rusinë.

Investitori rus Gazprom, ka angazhuar Grupin Kinez Shanghai Electric për këtë projekt infrastrukturor në Serbi.

TE-TO do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me këto dy vende, Serbia po ballafaqohet me kritika të vendeve perëndimore. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk e ka harmonizuar ende politikën e jashtme me bllokun 27 anëtarësh.

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Igor Novakoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi ekonomik midis Kinës dhe Rusisë në rajon është i bazuar më shumë në interes tregtar dhe nuk paraqet ndonjë rëndësi politike.

“Sipas mendimit tim Rusia nuk është hiç e interesuar që Serbia të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Është në interesin e saj që ky proces të zgjasë sa më gjatë. Sa i takon Kinës, mbase është në interesin e tyre që i gjithë rajoni të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pasi në këtë mënyrë Pekini llogarit se do të ketë më shumë miq në institucionet e BE-së”, thotë Novakoviç citon REL.

Kompania energjetike kineze Shanghai Electric u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e një termocentrali (TE-TO) në Pançevë në korrik të vitit 2017.

Në këtë tender aplikuan edhe kompani nga Greqia, Austria, Zvicra dhe Kina, thuhet në faqen e internetit të kompanisë me pronësi ruse “Nis”.

Pjesën më të madhe të investimit prej 180 milionë euro e siguron investitori “Gazprom Energoholding”, një degë e Gazprom, e njohur në Serbi si aksionari më i madh i NIS.

Kontrata me kompaninë kineze u nënshkrua në tetor të vitit 2017 nga kompania TE-TO Pançevo.

Kjo kompani, që do të ndërtojë termocentralin, u formua nga NIS dhe Centrenergoholding, e cila i përket Grupit të Gazprom Energoholding.

Pronësinë e komanisë NIS (Industria e Naftës e Serbisë) e ka kompania ruse Gazprom Neft (56.15%) dhe pjesën tjetër 29.87% shteti i Serbisë.

Projekti TE-TO po ndërtohet pranë rafinerisë së naftës në Pançevë dhe do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit