7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kinë, stuhia e rërës përkeqëson cilësinë e ajrit në Pekin

Më të lexuarat

Stuhia e rërës ka goditur përsëri Pekinin, kryeqytetin e Kinës, duke çuar në një përkeqësim të madh të cilësisë së ajrit.

Kjo është hera e dytë në dy javë që Pekini goditet nga stuhia e rërës e cila po përhapet nën ndikimin e erërave nga Mongolia dhe thatësira në veriperëndim të vendit.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se shikueshmëria në Pekin ka rënë në një kilometër.

Qendra e Ekologjisë dhe Monitorimit të Mjedisit të Pekinit njoftoi se indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytet i është afruar kategorisë “së rrezikshme”.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës tha se Pekini mund të përballet me më shumë stuhi rëre në prill për shkak të kushteve të pafavorshme të motit këtë vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit