Të gjithë kemi dëgjuar për histori të ndryshme dashurie, por është historia e Profetit Muhamed alejhi selam, një histori që bota nuk e njeh vetëm se përmes tyre. Ajo është një histori e papërsëritshme, megjithëse shumë besimtar musliman e lakmojnë atë.
Në emisionin SFIDA, që për temë ishte dashuria e Profetit Muhamed alejhi selam me hoxhën Jusuf Hajrullahu u trajtua ky aspekt i rëndësishëm i jetës së Profetit Muhamed në raport me gruan e tij Hadixhen, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Hajrullahu tha se kur shohim shëmbëlltyrën e Profetit të tij se si ka qenë me gruan e tij, na vënë përballë shumë pikëpyetjeve neve të ditëve të sotëme, se vallë ku jemi ne afër këtij shembulli.
“Shembull i papërsëritshëm dhe sfidues për neve në këtë kohë moderne” u shpreh ai.
Në këtë emision u diskutuan edhe shumë gjëra dhe detaje në lidhjen me dashurinë që Profeti Muhamed alejhi selam kishte ndaj gruas së tij Hadixhes, sa ishte gjallë po edhe pas vdekjes së saj.
Kështu e donte Profeti Muhamed gruan e tij Hadixhen
