14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Këshilltari i Trampit propozoi që Gyleni t’i dorëzohet Turqisë

Më të lexuarat

Majkëll Flin, gjenerali amerikan nga përbërja rezervë dhe këshilltar i Donald Trampit konsideron se marrëdhëniet me Turqinë duhet të jenë prioritet i lartë i politikës së jashtme amerikane.

Flin në artikullin për gazetën “Hil” pohon se “duhet të fillojë të bëhet e qartë se roli i Turqisë është me rëndësi esenciale për interesat amerikane dhe se ajo është burim i stabilitetit në rajon”.

“Duhet ta adaptojmë politikën e jashtme dhe të pranojmë se Turqia është prioritet. Duhet ta shohim botën nga pikëpamja e Turqisë”, shkruajti gjenerali në artikullin e tij.

Në artikullin Flin e mbështet edhe kërkesën e Ankarasë që SHBA-ja t’ia dorëzojë Turqisë klerikun islamik Fetullah Gjylen, të cilin Ankaraja e konsideron si organizator të tentimit për grush shtet në korrik.

Flin e krahasoi klerikun islamik me liderin e revolucionit iranian, ajatollahun Homeini. Ai i bëri thirrje administratës amerikane që të mos e përsërisë gabimin e njëjtë që ta mbështesë Gylenin, siç bëri me Homeinin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit