16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Këshilli i BI-së së Malishevës organizoi takim me bashkatdhetarët tanë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 3 gusht 2023

Me moton “Faleminderit mërgimtarë”, Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës, organizoi pritje për bashkatdhetarët tanë, për të shprehur kështu respektin dhe falënderimin për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhënë për familjen dhe për vendlindjen në përgjithësi.

Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke u dëshiruar pushime të rehatshme në vendlindje. Ai falënderoi ata për kontributin dhe për ndihmat e vazhdueshme që i kanë dhënë për vendin në përgjithësi, por edhe për institucionin e Bashkësisë Islame në veçanti. Drejtori Simnica kërkoi nga bashkatdhetarët që të japin sa më shumë kontribut në qendrat dhe unionet që ata i kanë në diasporë, në mënyrë që fëmijët e tyre ta kenë një edukim sa më të mirëfilltë, qoftë fetar por edhe kombëtar.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të BI-së së Malishevës, Sead ef. Paqarizi, tha se takimet e tilla, ndonëse janë fillestare, kanë efektin e tyre për njohjen dhe afrimin e bashkatdhetarëve ndërmjet vete, dhe si të tilla, shpresojmë se në të ardhmen do të bëhen tradicionale. Ai njohu bashkatdhetarët me të arriturat dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit