7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kelmendi: Dyfytyrësia e disa partive politike në Kosovë!

Më të lexuarat

Ne prag të zgjedhjeve komunale,disa parti politike që udhëheqin në disa Komuna të Kosovës,pa fije turpi kërkojnë votat e qytetarëve të Kosovës me arsyetimin se kanë dhënë leje për ndërtmin e Xhamive të ndryshme në Komuna të ndryshme të Kosovës.

Po iu kujtoj këtyre partive politike se edhe Qeveria e Serbisë ka dhënë leje në mes të Beogradit për ndërtimin e Xhamisë,edhe Qeveria e Greqisë ka dhënë leje në mes të Athinës për ndërtimin e Xhamisë.
Dhe fundja këto parti që udhëheqin me Komunat,këtë leje që po e dhënë për tokë,le ta dijnë se këto toka nuk janë të tyre,por janë të qytetarëve të Kosovës dhe ata po paguajnë taksa për këto toka.
Qytetarëve të Kosovës iu duhen udhëheqje e ndershme,e pastër dhe e drejtë,e jo hipokrite dhe islamofobe.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit