12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

KEDS angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës që kaploi vendin

Më të lexuarat

Përkeqësimi i motit dhe erërat e fuqishme që kanë goditur Kosovën këtë të premte enjte ka bërë që kompania e cila merret me furnizimin me energji elektrike – KESDS të angazhojë 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat ku janë paraqitur probleme me rrjetin elektrik.

KEDS përmes një njoftimi tha se dhjetëra ekipe janë shpërndarë gjithandej vendit ku po bëjnë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.

“Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike. Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona”.

“KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit