7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Katër çmime në SHBA për fotot Snownjeri të Arben Islamit

Më të lexuarat

Arben Islamin e njohim për fotografitë e tij nga shtigjet e skijimit dhe të ecjes nëpër të gjitha bjeshkët e Kosovës. Ai tani është fitues i katërfishtë për fotografitë më të klikuara, në një konkurs amerikan.

Si ndodhi që ai të jetë pjesë e kësaj gare dhe fitues i saj, shpjegon vetë Arbeni.

Në fillim të vitit 2012 e pashë një link nga web faqja më e popullarizuar në botë për skijim, Tetton Gravity Research, me bazë në USA. Ata kërkonin foto kualitative, të bëra jashtë shtigjeve të skijimit (off-piste). E pashë që ishte shans i mirë për të konkurruar, pasi qe kisha shumë foto të tilla, të bëra në shtigjet e Brezovicës dhe qendrat e tjera të skijimit në Kosovë. Ky ishte edhe një rast i mirë për ta reklamuar Kosovën dhe shoqatën Snownjeri në botë, por edhe vetë Kosovën.

I pashë fotot që deri në atë kohë ishin postuar dhe vendosa t’i postoj edhe unë të miat. I dërgova 20 foto dhe muaj pas muaji, numri i personave që i pëlqenin fotot e mia rritej.

Sipas Tetton Gravity Research, duhej që një foto të fitonte numër të caktuar ‘Like’ (pëlqime) në mënyrë që të zgjidhet në top 25 fotot, të cilat pastaj do të hynin në përzgjedhjen e ngushte prej 5 fotove.

Pas 3 muajve Arbenit dje i erdhi lajmi se nga 200 fotot e postuara nga e tërë bota, tre nga fotot e tij u plasuan në vendin 1, 3 dhe 4.

Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është hera e parë që një foto me motiv të sportit dimëror nga Kosova zë vendin e parë në një organizatë botërore të skijimit me bazë në SHBA..

Arbeni tregon se si shpërblim për fotot fituese mori një palë veshmbathje profesionale për skijim.

Organizimin e kësaj gare brenda organizatës “Tetton Gravity Research” e ka bërë firma e mirënjohur e veshmbathjeve sportive GORE-TEX. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit