Katastrofa në Gaza nuk ka filluar në 2023 kon
A keni dëgjuar për Nakba-n e vitit 1948?
Shtatëdhjetë e shtatë vjet pas dëbimit të detyruar masiv të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, të njohur si Nakba, okupatorët kanë intensifikuar rëndë numrin e refugjatëve palestinezë dhe viktimat gjatë luftës së tyre shkatërruese në Gazën e bllokuar.
E konsideruar si katastrofa më e keqe në historinë palestineze, Nakba ndodhi në fund të luftës arabo-okupatore të vitit 1948, pasi milicitë dhe bandat e armatosura sioniste detyruan me dhunë qindra mijëra palestinezë të largoheshin nga shtëpitë dhe tokat e tyre, duke u mohuar atyre të drejtën për kthimi – një e drejtë okupatori ka vazhduar t’i mohojë ata për 77 vjet e në vazhdimësi.
Dy milionë njerëz që jetojnë në Gaza i janë nënshtruar një bombardimi të pamëshirshëm nga okupatorët që nga 7 tetori 2023, i cili ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Mijëra të tjerë janë plagosur, me shumë të tjerë të bllokuar ose të vdekur nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive të rrafshuara.
Viktimat katastrofike të civilëve dhe shkatërrimi masiv i dokumentuar në Gaza gjatë muajve të fundit ka bërë që shumë ta etiketojnë atë si “Nakba e re” e Palestinës, një kujtesë e ciklit të vazhdueshëm të zhvendosjes, vuajtjes dhe humbjes që i është shkaktuar popullit palestinez.
Gaza po i heq maskat e rendit të ri botërorë!
/Baki Shala fb/
