19 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Kasami: Nëse nuk ka vend për Maqedoninë shqiptare ky shtet do të zhbëhet

Më të lexuarat

Lëvizja BESA sonte në Shkup mbajti Konventën e saj promovuese për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Para të pranishmëve u drejtuan bartësit e listave si dhe vet lideri Bilall Ksami i cili tha se sot është mundësia për të festuar 22 nëntorin- Ditën e Alfabetit, 2 vjetorin e Lëvizjes BESA, ndërsa do festohet edhe fitorja e “Rilindjes me BESË”.

Mes tjerash Kasami porositi se prej sonte do të fillojë të ndërtohet edhe Maqedonia Shqiptare.

“Në këtë konventë sonte ndodh diçka e veçantë, ajo që nuk ka ndodhur asnjë herë më parë. Brohoritjet e juaja tregojnë qartë se prej sonte e tutje do të ndërrohen rolet: politikanët do të jenë në shërbim të popullit, e jo populli në shërbim të tyre.

Nga kjo sallë sonte do të fillojë të ndërtohet edhe Maqedonia shqiptare. Nga sonte të gjithë do ta kenë të qartë se nëse nuk ka vend për ëndrrat e shqiptarëve, atëherë Maqedonia do të zhbëhet edhe si shtet. Nëse mundohen ta shuajnë ëndrrën e Maqedonisë shqiptare, do të shuhet edhe ëndrra për Maqedoninë si shtet”, theksoi Kasami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit