15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Karakteristikat e një lideri të suksesshëm

Më të lexuarat

Sekretet e një udhëheqjeje të suksesshme janë ato që ndajnë sot liderët e mëdhenj nga ata të mesëm. Stili i lidershipit mësohet prej këshilltarëve, mësohet në seminare si edhe ekziston si pjesë e aftësive udhëheqëse personale të njeriut.

Tipari i parë dhe më i rëndësishëm i një lideri është vendimi për tu bërë lider. Në një kohë të caktuar, liderët vendosin se ata duan të drejtojnë grupin në ngjarjet e ardhshme dhe të frymëzojnë të tjerët drejt suksesit.

Nëse vendos të bëhesh lider, qoftë në vendin tënd të punës, në komunitet apo gjatë një emergjence, karakteristikat e një lidershipi të suksesshëm të shënuara si më poshtë do të të ndihmojnë të shprehësh më mirë tiparet, aftësitë dhe ambiciet e tua.

Vendos të udhëheqësh.
• Bëhu personi që të tjerët zgjedhin për të ndjekur.
• Ofro vizion për të ardhmen.
• Jep frymëzim.
• Bëji të tjerët të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar.
• Trego vlerat e tua dhe sillu me etikë profesionale.
• Vendos ritmin e punës sipas pritshmërive dhe shëmbullit tënd personal.
• Krijo një ambjent përmirësimi të vazhdueshëm.
• Ofro mundësi ngritjeje për njerëzit, personale dhe profesionale.
• Trego kujdes dhe sillu me dhembshuri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit