20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kacafyten Artani dhe Zeka i BESËS, ja thumbimet mes tyre (VIDEO)

Më të lexuarat

Në debatin “Rruga drejt” në Alsat nuk kanë munguar thumbimet midis Artan Grubit të BDI-së dhe Zeqirija Ibrahimit të BESËS.

Ibrahimi i ka thënë Grubit se e ka mposhtur në lagjen dhe hyrjen e tij të pallatit ku jeton, edhe ate në ciklet e fundit zgjedhore. “Të kam mposhtur në hyrjen tënde ku jeton dhe në lagjen tënde. Ka fituar LSDM sepse juve si parti ju kemi mposhtur”, ka theksuar Ibrahimi.

Por Artan Grubi ka theksuar se BDI është fituese, duke arritur që Ibrahimin ta çojë në pension.

“Ju shkuat në histori, si do vini në pushtet. Qytetarët e treguan se ku do jesh, ju humbët e thanë qytetarët, qytetarët të pensionuan…”, i ka thënë në një përgjigje Grubi, nënkryetarit të Besës, Zekirija Ibrahimi.

Akuzat dhe kritikat midis tyre kanë vijuar edhe me thumbime të tjera gjatë këtij debati.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/561457197523839/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit