22.7 C
Pristina
E diel, 18 Korrik, 2021

Justifikimi për shkak të gjendjes fizike

Më të lexuarat

Disa arsyetohen për shkak të gjendjes së tyre fizike, duke thënë për shembull, që “unë jam invalid”, …ose “unë jam i shkurtër”…ose “jam i gjatë” …ose “jam i verbër”…e kështu me radhë…

Pavarësisht kësaj, ne shikojmë se shumë nga ata që kanë probleme të tilla, shkëlqyen në fusha të ndryshme. Kemi për shembull Louis Braille, i cili shpiku leximin për të verbrit, kur ai ishte i verbër, metodë e cila mban emrin e tij “Braill”. Por, nëpërmjet këtij suksesi të tij, ai arriti të për çonte një mesazh motivues për njerëzit e tjerë.

Ka njerëz të cilët kanë një invaliditet të lehtë, që nuk i ndalon nga lëvizja, por që e përdorin këtë pamundësi të tyren për të fituar keqardhjen dhe mëshirën e të tjerëve, duke e bindur kështu veten e tyre se kjo pamundësi vërtetë i pengon ata nga përparimi dhe lëvizja.

Për shembull, dr Taha Husejn’, i cili arriti atje ku arriti, edhe pse ishte i verbër; gjithashtu kemi Hellen Keller, e cila jo vetëm që ishte e verbër, por ajo nuk dëgjonte as nuk fliste dot, e megjithatë ajo arriti të lërë gjurmën e saj në ketë, dhe konsiderohet si një nga personat mendimtarë më të fuqishëm deri tani…

Si rrjedhojë, mund të themi se justifikimi për shkak të invaliditetit, nuk pengon kurrë nga për parimi dhe suksesi i vazhdueshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit