Jozyrtare/ Kasami ‘kusht’ Zaevit: Mbështesim procesin, por të hetohen të gjithë keqpërdorimet e BDI-së

Më të lexuarat

Nga burime jozyrtare, marrim vesh që pas takimit që kishte lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me drejtorin Politik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pirs, thuhet se Kasami kishte patur takim kokë më kokë edhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ku flitet se është biseduar për zhvillimet e fundit dhe ngërçin politik që ka kapluar vendin si dhe marrjen e mandatit nga Gjorgje Ivanov.

Gjithashtu jozyrtarisht pretendohet se në këtë takim Bilall Kasami ia ka bërë të qartë Zoran Zaevit se BESA do t’u qëndrojë besnike tre parakushteve të saj të shpalosura që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë do ta mbështesë procesin e demokratizimit të vendit drejt rikthimit në rrugën Euro – Atlantike, dhe në marrjen e mandatit nga ana e Ivnovit, por pas kësaj Kasami ka thënë që menjëherë duhet të bëhet dekriminalizimi i tërësishëm i politikanëve veç VMRO-së, edhe atyre të BDI-së.

Nuk dihet nëse është e rastësishme apo jo sot në pres – konferencë fjalën e parë që kishte thënë Zaev ishte se ai do të luftojë për shtetin e së drejtës dhe ligjor, një nga parakushtet të cilat BESA që nga fillimi kishte kërkuar, që të gjithë të inkriminuarit politik të japin llogari para organeve gjyqësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit