12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Jo vetëm futboll në Katar, edhe fe!

Më të lexuarat

Si po njihen tifozët e Botërorit me Islamin

Xhamia e fshatit kulturor Katara në kryeqytetin e Katarit, Doha, është bërë fokusi i vëmendjes për tifozët e Kupës së Botës që duan të njohin Islamin.

Predikuesit shumëgjuhësh meshkuj dhe femra në xhami u shpjegojnë turistëve fenë islame.

Tabelat elektronike rreth Islamit në më shumë se 30 gjuhë në derë janë vendosur për t’i lejuar vizitorët t’i shohin ato në telefonat e tyre. Dhe broshurat që prezantojnë Islamin në gjuhë të ndryshme u shpërndahen atyre që dëshirojnë.

Ministria e Awkaf-it dhe Çështjeve Islame në Katar gjithashtu hapi një pavijon për të prezantuar Islamin dhe mësimet e tij gjatë Kupës së Botës 2022.

Tifozët e Kupës së Botës po hasen me hadithe – fjalët, veprimet ose zakonet e Profetit Muhamed – në muret e rrugëve, që përshkruajnë rëndësinë e veprave të mira.

Thuhet se deri më tani, në një javë Botëror, kanë pranuar Islamin me qindra tifozë ardhur aty për ndeshjet, por përjetuar dhe takim me besimin e pastër në Zot.

Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2022 u bë të dielën e kaluar në stadiumin Al Bayt në Al Khor.

Maskota zyrtare e turneut, La’eeb, emri i të cilit është një fjalë arabe që do të thotë lojtar “super i aftë”, së bashku me flamujt e të 32 kombeve pjesëmarrëse valëviteshin në fushë.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit