14.1 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Jo, Islanda nuk të paguan nëse martohesh me islandeze!

Më të lexuarat

Një artikull mashtrues që po qarkullon gjerësisht ka ngjallur debate në mediat islandeze. Sipas medieve vendase, gratë islandeze vetë e kanë vërtetuar se është mashtrim pagesa në rast se ato do të martoheshin me burra joislandezë.

Gjithçka ka lidhje me një paragraf të artikullit në fjalë që thotë se numri më i madh i femrave në vend në krahasim me burrat, disproporcioni që ekziston, mund ta çoje qeverinë e këtij vendi në vendimin që të japë grant pesëmijë dollarë në muaj për emigrantët që martohen me islandeze…

Por, mediat islandeze vetë thonë se ky pretendim është i rremë.

Para së gjithash, të dhënat e fundit nga popullsia tregojnë pak më shumë meshkuj se femra në Islandë: 1007 burra për çdo 1000 gra; në Reykjavik janë 895 burra për çdo 1000 gra, por në rang vendi është 1129 burra për 1000 gra.

Së dyti, qeveria islandeze absolutisht nuk ka caktuar asnjë lloj granti në vend për emigrantët që martohen me islandeze, pavarësisht nga gjinia.

Si rrjedhim, nëse ju dëshironi të martoheni me një islandeze, ju mund ta bëni këtë pa pritur të paguheni me para në dorë, sepse asnjë s’e ka në plan t’jua japë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit