11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Jetët që morën ekstremet klimatike në gjysmë shekulli

Më të lexuarat

Bilanci i zi nga 12,000 tragjedi natyrore midis 1970 dhe 2021

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi se rreth 12,000 ngjarje ekstreme klimatike të raportuara nga viti 1970 deri në vitin 2021 shkaktuan vdekjen e më shumë se dy milionë njerëzve.

Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas, ndau një raport të titulluar “Bashkimi në shkencë” mbi ndryshimin e klimës dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në një konferencë shtypi të mbajtur në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Sipas raportit, vetëm 15 për qind e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm lidhur me klimën janë zbatuar, raporton Anadolia.

Gati 12,000 ngjarje ekstreme klimatike të lidhura me motin, ndryshimet klimatike dhe ujin u raportuan midis 1970 dhe 2021.

Kjo çoi në më shumë se dy milionë vdekje dhe më shumë se 4.3 trilion dollarë humbje ekonomike.

Raporti vuri në dukje se më shumë se 90 për qind e vdekjeve dhe 60 për qind e humbjeve ekonomike ndodhën në ekonomitë në zhvillim, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm.

Kushtet ekstreme të motit

Rritja e temperaturave globale po shkakton kushte më ekstreme të motit.

Për të arritur qëllimet e kufizimit të rritjes së temperaturës globale nën dy gradë sipas Marrëveshjes së Parisit, emetimet globale të gazeve serrë duhet të reduktohen përkatësisht me 30 për qind dhe 45 për qind deri në vitin 2030.

Taalas tha se përparimi shkencor dhe teknologjik mund të kontribuojë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Urgjenca e zgjidhjeve shkencore është më e madhe se kurrë. Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë ndryshime të mëdha, të shpejta dhe sistematike”, tha Taalas.

Taalas paralajmëroi se nëse lufta kundër ndryshimeve klimatike është e pasuksesshme dhe rritja e temperaturës globale arrin 2.8 gradë, mund të ketë shumë më tepër efekte negative. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit