18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Jemen, avioni rrëzohet në kryeqytet, viktima (Video)

Më të lexuarat

Një avion ushtarak u rrëzua mbi një ndërtesë në një zonë rezidenciale të kryeqytetit jemenes Sana’a, duke vrarë të paktën dhjetë persona, informuan të martën mediat ndërkombëtare. Gjuajtësi ishte ngritur në një mision stërvitor, ndërsa rrëzimi i tij ndodhi pranë Sheshit të Ndryshimit, i bërë i njohur si simbol i manifestimeve anti-qeveritare gjatë vitit të shkuar. Dhjetë persona të ndodhur në dy apartamente të ndryshme gjetën vdekjen nga ky aksident, ndërsa piloti arriti të parashutohej përpara përplasjes. Pamjet televizive tregojnë zjarrëfikës duke kontrolluar në rënoja për të mbijetuar apo viktima të tjera, ndërsa disa makina u ndezën në flakë. Gjuajtësi, i cili dyshohet se pësoi një defekt teknik, ishte një prodhim i vjetër rus, i modelit “Sukhoi 22”./tch/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit