5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Jebali: Njohja e Kosoves nga Tunizia, çështje e kryer

Më të lexuarat

Njohja e pavarësisë se Kosovës, nga Republika e Tunizisë po thuajse është çështje e kryer, dhe se i mbetët Presidentit të Tunizisë se kur do ta bëjë publik vendimin për njohje.

Këtë i lajm i ia kumtoi Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për vizitë me karakter lobues për Kosovën në Tunizi, njofton RTK.
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm kosovarë, Enver Hoxhaj, kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, tha se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Tunizia, po thuajse është çështje e kryer. Ai tha se i mbetët presidentit të Tunizisë të vendosë se kur do ta bëjë publike njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës mundë të them se tashme është e kryer. I mbetet presidentit të Tunizisë, se kur do ta bëjë publike vendimin për njohjen e Kosovës. Ndjej keqardhje qe Tunizia është vonuar në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne do të rrisim bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe po ashtu do t’i mbështesim ato në procese të rëndësishme”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Kryeministri i Tunizisë Hamadi Jebali, u pajtuan që Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me Tunizinë si dhe të bashkëpunojë në shumë fusha të rëndësishme, si në ekonomi arsim kulturë dhe turizëm.
Hoxhaj po ashtu është takuar edhe me kryetarin e partisë më te madhe në Tunizi, El-Nahada, Rashid Ghnannushi, ku edhe nga ky i fundit mori mbështetje të madhe për njohjen e Kosovë nga Tunizia. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit